Hazizaj: Akti i ndërmarrë sot për shkarkimin e Erion Veliajt është akt politik

Avokati, Sokol Hazizaj në një intervistë në Ora News u shpreh se akti i ndërmarrë sot për shkarkimin e Erion Veliajt është akt politik.

Hazizaj: E para në raport me konfliktin politik. Unë jam indiferent në konfliktet politike që bëjnë të paditurit.

Nuk më interesojnë fare se çfarë konfliktesh.

Këta historikisht janë të konfliktuar për atë çka përbëjnë, çka përfaqësojnë.

Nuk mund të thellohem më tepër në politikë.

Por them që akti i ndërmarrë sot për shkarkimin e Erion Veliajt është akt politik.

Është akt politik sa nuk bie në përputhje me ligjet që unë përmenda më parë.

Se janë në konflikte politike, se nuk janë në konflikt të politikës është puna e tyre.

Se ata janë kaq të kamufluar dhe kaq të brendshëm me njëri tjetrin sa unë nuk kam arsye të ndërmjetësoj dhe të futem brenda disa njerëzve që nuk kanë pyetur ndonjëherë.

Atëherë thëm që është akt politik por në kuptimin procedurial ka ndjekur një ecuri proceduriale që do i takonte në raste të tjera të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligjin për Vetëqeverisjen Vendore por që materialisht duke qenë thellësisht politike, nuk është ligjore.