“Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku…”, Ambasada e SHBA ndan foto nga takimi Trump-Begaj në Asamblenë e OKB-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 20:29
Ambasada amerikane ka ndarë foto nga takimi i presidentit amerikan Donald Trump dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë.
Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.