Balluku ironizon opozitën në Kuvend: Ju kemi lënë hapësirë të promovoheni, po tkurreni nga zgjedhjet në zgjedhje

Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, për t’iu përgjigjur opozitës, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ironizoi ata ndërsa tha se iu kanë lënë më shumë kohë parlamentare me qëllim që promovimin e tyre, pasi po tkurren nga zgjedhjet në zgjedhje.

“Për shqetësimin që ke për ministrat që nuk marrin kohën e duhur, duke parë tkurrjen e votave që keni në një trend të vazhdueshëm, zgjedhje pas zgjedhjesh.

Kemi vendosur t’ju lemë më shumë hapsirë ju të promovoheni. Ministrat kanë të gjithë vëmendjen e publikut dhe gjithë vëmendjen e duhur mediatike për të promovuar punën e tyre. Mirë do ishtë ta merrni këtë kohë dhe ta përdorni si duhet.

Nëse do i referoheni DASH do i referoheni gjithmonë, jeni një parti me një person të shpallur nga DASH.

DASH është apo nuk është për ju një bibël te e cila bazoheni dhe gjithcka që thuhet, pa u shtrembëruar ama, duhet ti referoheni edhe për masën ekstreme ndaj liderit tuaj.

Te investimet e huaja, vetëm në 6 mujorin e dytë të vitit janë rritur në 8 milion.

Edhe krahasuar me veten tonë brenda një 6 mujori jemi 8 plus, duke arritur në 756 mln investimve të huaja.

Ju investoni për t’i prishur imazhin vendit. Kur del vëri emër akuzave, asnjë nga ne nuk ka qenë në Aruba, nëse ke info bën mirë mos hedhësh tym.

Por vëri emra, kush janë ata që kanë shkuar në Aruba se ne këtu nuk kemi shkuar.”- u shpreh Balluku.