Maho: Burgosja e Veliajt duket si teatër, nuk u fut për inceneratorët dhe Ardit Gjoklajn  

Në “Drejt” nga Luan Rama, Armand Maho, gazetar tha se akoma nuk e beson që Erion Veliaj është në burg, pasi i duket si një teatër politik i orginaziaur për ta shfajësuar. 

Maho: Nuk dihej mirë se si do të shkonte rasti Veliaj. Për një farë kohe më dukej edhe si teatër arrestimi. Bëhet sikur e fut në burg dhe pastron paratë, e del i pafajshëm. Ka edhe nga këta filmi. Unë edhe tani nuk jam bindur plotësisht, sepse mendoj se është futur për interesa të caktuar në burg, pasi janë lënë jashtë inceneratorët, shembja e Teatrit apo vrasja e Ardit Gjoklajt, jo për brekët e Ajolës. Duhen edhe krimet e lidhur me pushtetit qendror. A thua SPAK-u nuk i sheh kullat në mes të Tiranës për të nxjerrë Fushën dhe Sulën.