Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Begaj: Pasqyrë e shpirtit dhe identitetit tonë kombëtar

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh për rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së kësaj pasurie kombëtare.

“Ta ruajmë e trashëgojmë me krenari, siç e ruajtën të parët tanë, dhe ta mbajmë gjithmonë gjallë, kudo që jemi”, tha Begaj.

Presidenti Begaj e shoqëroi këtë mesazh me një pjesë nga K’cimi i Tropojës, interpretuar nga nxënës shqiptarë të shkollës “Bijtë e Shqipes” në New York, të cilin ai i vizitoi një ditë më parë.

“K’cimi i Tropojës” është një nga pasuritë e çmuara të Shqipërisë, i përfshirë së fundmi në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.