Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar dëshmitarë kundër meje dhe Ilir Metës

‘Kemi problem në dosjen Meta dhe në dosjen time. Ka dëshmitarë që janë shantazhuar. Personi është intimiduar, i është thënë se ke marrë para kesh nga Fatime Kryemadhi. Më pas është arrestuar për 3 muaj pa asnjë shkak, për t’i bërë presion. Edhe personi tjetër që ka bërë shitjen e apartamentit të mamasë time. Sapo ka zbritur nga avioni erdhi nga Kanadaja është mbajtur ne SPAK është mbajtur për orë të tëra dhe është intimiduar.  I kanë mbajtur gjithë natën në polici, pastaj i kanë dërguar në prokurori. Më pas u kanë thënë ikni e shplodhuni se do ju thërrasim prap. Sepse vetë metodologjia që ka përdorur SPAK në këtë çështje nuk ka qenë për të zbardhur për të vërtetën, por për të marrë qoftë edhe një deponim me një klauzolë ose një fjali, që ka të bëjë.