E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, VanHorn takohet me ministren Koçiu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2025, 15:11
Këtë të premte, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn zhvilloi takimin e saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ndau pamje nga takimi.
VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.
Në takim u nda bashkëbisedimi se duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta

