Berisha mandaton Nokën, Këlliçin dhe Alimehmetin: Do negociojnë me partitë opozitare për emrin e kandidatit të Tiranës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, u shpreh se ka mandatuar Flamur Nokën, Belind Këlliçin dhe Ilir Alimehmetin, të cilët do negociojnë më partitë opozitare për emrin e kandidatit të Tiranës
DEKLARATA E BERISHES
Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Do të jenë përfaqësuesit tanë që do negociojnë me partitë e tjera.
Por tani, a më shkon mua që nga një anë të ngarkoj dhe t’u them partive që do negociojmë, dhe nga ana tjetër të them emra. Kjo nuk më shkon.
Prandaj, ata do mblidhen sot dhe do bashkërendojnë, kanë filluar që dje në një farë mënyre në disa aspekte.
Këta tre persona, z.Noka, z.Këlliçi dhe z.Alimehmeti janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, koalicioni dhe jashtë koalicionit.
Ata takohen për kandidatët, me partitë. Pasi të bjenë dakord, se duhet të bjenë dakord me parti të tjera. Pastaj, vjen radha e kandidatëve.
Puna është në vazhdim.
Unë, natyrisht nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri, meqënëse ky është një proces. Po të ishte ndryshe, ju flisja unë këtu, vija ju thosha që kandidati i preferuar do jetë ky. Jo, nuk është ashtu.

