Sulmi në agjencinë në Teksas, shkak motivet ideologjike! Policia: Në një nga plumbat shkruhej “ANTI-ICE”

Sulmi me armë zjarri ndaj një qendre të Imigracionit dhe Doganave në Teksas dyshohet sipas autoriteteve të ketë prapavijë urrejtjen ndaj emigrantëve. Kjo pasi plumbat e përdorur përmbanin mesazhe ideologjike.

Plumba me mbishkrimin “ANTI-ICE”, u gjetën në vendin e ngjarjes ku ndodhi sulmi i armatosur ndaj qendrës së Imigracionit dhe Doganave në Teksas.

FBI konfirmon se plumbat përmbanin mesazhe me motive të qarta ideologjike kundër Agjencisë Për emigrantët e paligjshëm, duke e trajtuar ngjarjen si një akt të synuar dhune politike.

Ngjarja vjen në një kohë kur objektet janë përballur me një sërë incidentesh gjatë muajve të fundit, përfshirë kërcënime për bomba, protesta të ashpra dhe të shtëna në qytete të ndryshme të Teksasit.

Drejtori rajonal qendrës në Dallas deklaroi se kjo është hera e dytë që një ndërtesë e tyre përballet me zjarr nga persona të armatosur, duke shtuar se retorika përçarëse publike po rrezikon sigurinë.

Sulmi në agjencinë në Teksas, shkak motivet ideologjike! Policia:

Zyrtarë të lartë politikë, përfshirë Presidentin Trump dhe senatorë nga të dyja partitë, kanë dënuar ashpër dhunën dhe i kanë bërë thirrje publikut të ndalë gjuhën nxitëse ndaj agjencive të zbatimit të ligjit.

Sulmuesi, 29-vjeçari i identifikuar si Joshua Jahn, hapi zjarr nga një çati kundër ndërtesës federale ku mbahen përkohësisht emigrantët që pritet të deportohen ose që janë arrestuar së fundmi për shkelje të ligjeve të imigracionit në SHBA.

Si pasojë e sulmit, një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën rëndë të plagosur, ndërsa vetë autori vdiq nga plagët e shkaktuara me armë zjarri, në atë që besohet të ketë qenë vetëvrasje.

Autoritetet konfirmuan se asnjë zyrtar policie nuk u plagos, por ngjarja mund të kishte pasur pasoja më të rënda duke qenë se ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur zona është e frekuentuar nga civilët dhe punonjësit e agjencisë.