85-VJEÇARI RIKTHEHET NË PUSHTET! Peter Mutharika triumfon mes krizës ekonomike: Votuesit zgjodhën lidershipin e provuar

Peter Mutharika, 85-vjeç, është zgjedhur sërish president i Malavit pas një fitoreje të thellë, në një rikthim të rrallë për një lider kaq të moshuar. Zgjedhjet u zhvilluan në një kohë krize të thellë ekonomike, me pritshmëri të larta për udhëheqje të qëndrueshme në një nga vendet më të varfra në botë.

Ish-presidenti i Malavit, Peter Mutharika, është shpallur fitues i zgjedhjeve të fundit presidenciale, duke siguruar një rikthim të befasishëm dhe të rrallë për një lider në moshën 85-vjeçare.

Rezultatet zyrtare tregojnë se ai fitoi me 57% të votave, përballë 33% të presidentit në largim, Lazarus Chakwera.

Fitorja e Mutharikas vjen në një moment krize të thellë ekonomike për vendin, i cili renditet në vendet më të varfra në botë, me shumicën e popullsisë që jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.

Peter Mutharika, një ish-profesor i së drejtës, ka shërbyer si president nga viti 2014 deri më 2020, kur u mund nga Chakëera. Edhe pse gjatë mandatit të tij pati kritika, shumica e votuesve këtë herë zgjodhën "një rikthim tek lidershipi i provuar", siç ishte motoja e fushatës së tij.

Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente të mëdha, ndryshe nga viti 2019 kur rezultati i Mutharikas u anulua për shkak të parregullsive. Kjo ishte përballja e katërt mes dy kandidatëve.

Megjithëse Mutharika u shfaq rrallë në publik gjatë fushatës, fitorja e tij shkaktoi festime masive në kryeqytet. Spekulimet për shëndetin e tij janë shtuar, për shkak të moshës së avancuar, por mbështetësit e tij shpresojnë se ai do të jetë në gjendje të përballojë sfidat e mëdha që e presin vendin.