SFIDOHET KRYEMINISTRIT BRITANIK! Kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham flet hapur kundër Keir Starmer
Andy Burnham, kryebashkiaku i Mançesterit, pritet të sfidojë Keir Starmer për udhëheqjen e Partisë Laburiste. Ai tha se ka disa deputetë laburistë ia kanë kërkuar këtë privatisht duke zgjeruar mbështetjen brenda forcës politike.
Kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham, ka deklaruar se disa deputetë i kanë bërë thirrje që të sfidojë Sir Keir Starmer për postin e udhëheqësit të Partisë Laburiste dhe të bëhet kryeministër.
Në një intervistë për Daily Telegraph, Burnham nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në politikën kombëtare dhe kandidimit për udhëheqje, pavarësisht se aktualisht nuk është deputet dhe nuk planifikon të kthehet në Westminster.
Burnham tha se sfidat aktuale politike dhe retorika përçarëse e kanë shtyrë të reflektojë për një rol më të madh në politikë.
Ai bëri thirrje për ndryshime rrënjësore në politikat sociale dhe ekonomike, duke propozuar taksa më të larta për shtëpitë e shtrenjta dhe të pasurit dhe ndërtim masiv të banesave publike.
Sekretari Steve Reed i hodhi poshtë spekulimet për sfidën ndaj Starmer dhe theksoi rëndësinë e unitetit brenda Partisë Laburiste në këtë periudhë.
Ai kujtoi se Sir Keir është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ka udhëhequr partinë drejt një fitoreje rekord.
Debati për udhëheqjen e Partisë Laburiste vjen në një kohë kur ajo po përballet me sfida të brendshme dhe rritje të mbështetjes për partitë rivale.
Konferenca e vjeshtës së Partisë Laburiste pritet të jetë një moment kyç për të parë se si do të zhvillohet situata dhe nëse sfida ndaj udhëheqjes së Sir Keir do të marrë formë konkrete.

