Kushtëzimi i fondeve të emergjencave nga administrata Trump, anti-kushtetuese
Kushtëzimi i fondeve të emergjencave nga administrata Trump për ato shtetet federale që nuk zbatojnë ligjin e imigracionit është antikushtetuese.
Ky ishte vendimi që mori Gjykata Federale të mërkurën, duke vendosur në favor të 20 shteteve të udhëhequra nga demokratët dhe distrikti i Kolumbias.
Ato sfiduan vendimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare që u heq atyre fondet federale në rast se nuk zbatojnë politikat qendrore mbi emigracionin. Argumentimi I tyre bazohet në faktin se kërcënimi me heqjen e fondeve për të zbatuar një vendim, që sipas tyre është i paligjshëm, nuk është ligjor.
Këtij argumentimi i qëndroi edhe gjykatësi federal Smith i cili tha se politika e departamentit ishte arbitrare dhe shkelte Kushtetutën e SHBA-së, duke i lene shtetet me shpatulla pas murit pa një zgjidhje kuptimplotë.
Vendimin e mbështeti edhe Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, në një postim në rrjetet sociale, duke thënë vendimi ishte i duhur ne mbrojtje te shteteve dhe qytetareve publike.
Ndërkohë Departamenti i Sigurisë Kombëtare në një deklaratë për media I qëndroi idesë së qytetet dhe shtetet nuk duhet të marrin fonde federale nëse dalin në kundërshtim me ligjet federale dhe që pengojnë arrestimin e të huajve të paligjshëm.

