Tensionet në Kuvend/ Ironia e gazetarit Malësia: Më mirë t'iu çojmë shkopa bejsbolli e të zihen taman
Gazetari, Xhoi Malësia i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News bëri ironi duke u shprehur se më mirë ti çojmë shkopa bejsbolli deputetëve në Kuvend sesa të zihen me libra.
Malësia: Personazh simpatik ‘’Diella’’, por nuk është një pëlhurë e kuqe që deputetët e opozitës ti sulen si dema.
Unë nuk e kuptoj këtë acarimin kaq të madh se çfarë ka sjellë një inovacion që për mua hyn tek normaliteti me të cilin do duhet të mësohemi nga këtej e tutje.
Ok është një anomali, mund ta çosh ta godasësh në Kushtetuese.
PD do e bëjë këtë dhe shumë mirë që do e bëjë sepse mund ta konstestojë në rrugë ligjore.
Por të godasësh me kushtetutë kryeministrin që mbrohej me dosje.
Më mirë ti çojmë shkopa bejsbolli dhe mburojë e të zihen taman, s’kanë pse zihen me libra.
Më erdhi shumë keq që vazhdimish po minohen procese që duhet të jenë normale në një parlament.
Humbësit e mëdhenj për mua janë njerëzit që nuk dëgjojnë qoftë vizionin e qeverisë qoftë edhe alternativën që duhet të sjellë opozita.
Taktikisht mendoj se opozita ka gabuar ditën e sotme.
