Islami: Shqipëria të garantojë produktet përpara se të hyjnë në tregun e BE-së

Ekspertja e ekonomisë, Burbuqe Islami, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, ku foli për sfidat dhe mundësitë që sjell për biznesin shqiptar hapja e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.

Gjatë bisedës me gazetaren Sonila Musai, Islami u ndal tek rëndësia e kontrollit të cilësisë së produkteve para se ato të dalin në treg, duke theksuar se Shqipëria ende nuk ka ngritur mekanizmat e nevojshëm për të garantuar standardet europiane.

Islami theksoi se në Bashkimin Europian, jeta dhe siguria e konsumatorit është parësore, prandaj çdo produkt që qarkullon në treg duhet të jetë i certifikuar dhe i kontrolluar sipas kritereve strikte.

PËR MË SHUMË, NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”