Deliu në “Epiqendër”: Procesi i negociatave të mos përqendrohet vetëm në Tiranë
Ekspertja e integrimit evropian, Nirvana Deliu, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ku diskutoi mbi ecurinë e hapjes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, si dhe sfidat e sipërmarrjes shqiptare në këtë proces.
Deliu theksoi se një ndër aspektet më të rëndësishme të procesit është ndërgjegjësimi i bizneseve dhe i administratës publike për kushtet dhe kriteret që duhet të përmbushen.
Deliu vuri theksin edhe tek përgjegjësia e administratës publike në nivel kombëtar, duke shtuar se procesi i integrimit nuk duhet të jetë i përqendruar vetëm në Tiranë, por të përfshijë të gjithë vendin.
Sipas saj, për një proces integrimi të suksesshëm, duhet të rritet kapaciteti i administratës publike lokale dhe të përfshihen aktivisht edhe bizneset në rrethe, të cilat shpesh mbeten jashtë informimit dhe përgatitjes për sfidat që sjell anëtarësimi në BE.
PËR MË SHUMË, NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”

