INTEGRIMI/ Deliu: Hapja e kapitujve, proces kompleks dhe i strukturuar

Ekspertja e integrimit evropian, Nirvana Deliu, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, ku diskutoi mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe hapjen e kapitujve të negociatave.

Gjatë bisedës me gazetaren Sonila Musai, Deliu theksoi se çdo fushë politike që lidhet me funksionimin e shtetit konsiderohet si kapitull në negociatat me BE-në, dhe në total janë 35 kapituj, të ndarë sipas fushave specifike.

“Këta kapituj nuk janë vetëm çështje teknike. Ata përcaktojnë afate, kritere dhe standarde të qarta që një shtet kandidat duhet të plotësojë për të avancuar në proces”, u shpreh Deliu.

Ekspertja nënvizoi se Shqipëria ka detyrimin të harmonizojë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Europian, duke bërë të qartë se procesi i integrimit nuk është vetëm një qëllim politik, por një reformim i thellë institucional dhe ligjor.

PËR MË SHUMË, NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”