Procesi i integrimit , Zusi në “Epiqendër”: Sfida është zbatimi
Ish-zv/ministri i Bujqësisë dhe kryetar i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, ku foli mbi sfidat dhe mundësitë që sjell hapja e kapitujve të negociatave për biznesin dhe prodhimin shqiptar.
Në bisedën me gazetaren Sonila Musai, Zusi u ndal te vështirësitë që përballen sipërmarrësit shqiptarë në përpjekjet për t’u përafruar me standardet evropiane, duke e cilësuar procesin si një punë të bukur, por të gjatë dhe që kërkon impenjim serioz.
Zusi theksoi se sfida më e madhe e integrimit nuk qëndron vetëm te negociatat, por te zbatimi real në terren i standardeve dhe kërkesave të Bashkimit Evropian.
Sipas tij, bizneset shqiptare duhet të përfshihen më shumë në këtë proces, jo vetëm për të përfituar nga tregu i përbashkët evropian, por për të garantuar cilësi dhe siguri për konsumatorin vendas dhe të huaj.
PËR MË SHUMË, NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”
