''Mu duk si një parlament karnavalesh'', Alishani: Njëra palë gjuan me letra, tjetra mbrohet me dosje

Gazetarja, Alba Alishani e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se sot Kuvendi ishte si një parlament karnavalesh, aspak serioz.

Alishani: Unë ndjeva keqardhje për veten sot, besoj edhe ju dhe një pjesë e mirë e politikanëve e gazetarëve profesionistë që janë të distancuar dhe objektiv sot dhe kanë mundësi ta shohin nga divani i shtëpisë parlamentin.

Mu duk si një parlament karnavalesh.

Dhe pa përjashtim nga të gjitha palët që ishin prezente aty.

Njëra palë e cila gjuan me letra dhe me kushtetutë, tjetra e cila mbrohet me dosje.

Karnavale që neve na detyrojnë ti shohim e për të cilat paguajmë taksa.

Aspak serioze.

Më duket sikur i ndrrojnë vetëm ngjyrat e xhaketave, asgjë më shumë.