Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka zgjedhur sot kryebashkiakun e komanduar.

Kjo pasI kryebashkiaku i zgjedhur, Andis Salla është bërë Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që nga mbledhja e Këshillit Bashkiak u vendos që kryetar i komanduar i Cërrikut të bëhet Florenc Doko.