Dedaj: Kjo qeveri ka një problem me sistemin që ka ngritur

Gazetari, Reldar Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kjo qeveri ka një problem me sistemin që ka ngritur.

Dedaj: Unë mendoj se kjo qeveri ka një problem me sistemin që ka ngritur.

Pavarësisht gjetja publicitare e një ministri të inteligjencës artificial do përbënte lajm apo jo.

Fakti është se këtu kemi një qeverisje e cila ka çeduar në mënyrën e mentalitetit dhe qasjes që ka ndaj sistemit.

Kjo është ajo çfarë përbën thelbin.

Unë e kam ndjekur me vëmendje kabinetin e ri qeveritar dhe emrat që kanë ardhur.

Aty kam gjetur figura të plotësuara, figura që e kanë mbyllur ciklin e tyre në profesion.

Pra ne nuk mund të themi se nuk ka pasur figura profesionistësh të afruara.

Madje pushteti e ka këtë fuqi që i tërheq elementë nga shoqëria civile apo nga bota e profesionalizmit për ti huazuar dhe për ti bërë pjesë.

Problemi qëndron se këta emra a do kenë kurajon ti mbivendosen sistemit që ka vendosur Rama prej 12 vitesh tashmë në qeverisje.