RRUGË, HEKURUDHA, PORTE E AEROPORTE/ Projekti i Ramës: 700 KM rrugë të reja deri në 2029
20 marina të reja do t'i shtohen porteve në vend në shërbim të turizmit. Në programin e qeverisë parashikohet nisja e punës për shtrirjen e hekurudhave në të gjithë vendin, por dhe ndërtimi i 700 kilometrave rrugë. Sa i përket aeroporteve, pas zgjerimit të tiranës dhe ndërtimit në Vlorë radha i kalon Gjirokastrës. Programi parashikon gjithashtu reforma në ujësjellës, arsim e shëndetësi
Qeveria Socialiste synon që deri në vitin 2029 të ndërtojë 700 kilometra rrugë të reja.
Mes akseve që pritet të përfundojnë dhe konsiderohen prioritet janë Korridori Blu: Milot-Balldren, Milot Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj dhe Lekaj–Konjat–Fier, duke krijuar një bosht të ri të zhvillimit kombëtar.
RRUGËT
1 Milot – Balldren
2 Milot – Thumanë
3 Kashar – Pezë – Lekaj
4 Lekaj – Konjat – Fier
5 Bypass-i i Elbasanit (segment ndërlidhës)
6 Rruga e Bregut (Dhërmi – Sarandë)
7 Bypass-i i Sarandës
8 Rruga e Ksamilit
9 Unaza e Çajupit (Gjirokastër – Libohovë – Kardhiq)
10 Rruga e Vjosës (Ersekë – Përmet – Tepelenë)
11 Berat – Skrapar – Gramsh
12 Rruga e Liqeneve (Rrëshen – Burrel)
13 Rruga e Maleve (Vau i Dejës – Pukë – Fushë Arrëz)
Investimet do të përqëndrohen edhe në rrjetin hekurudhor, ku synohet të vihet në funksion linja Tiranë Durrës Rinas, por edhe të nisë ndërtimi i rrugëve të hekurta në të gjithë vendin.
HEKURUDHAT E REJA:
• Tiranë – Durrës – Rinas
• Tiranë Qendër – PTT
• Sukth – Porto Romano
• Vorë – Hani i Hotit
• Durrës – Rrogozhinë
• Rrogozhinë – Pogradec
• Vlorë – Via
Socialistët synojnë të ndërtojnë Portin e ri tregtar të Porto Romanos, të integruar me rrjetin hekurudhor dhe të Zbatojnë Masterplanin e marinave turistike për Sarandën, Vlorën dhe Kepin e Rodonit. Në angazhimiin për rritjen e turizmit parashikohet ndërtimi i 20 marinave të reja nga Velipoja në veri deri në Ksamil në jug.
Në transportin ajror synohet të Përfundojë certifikimi dhe operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe të hapet aroporti i Gjirokastrës, ndërsa do të themelohet academia e Aviacionit.
Në programin qeverisës theksohet se deri në 2030 do të arrihet Furnizim 24 orë me ujë të pijshëm në 100% të zonave urbane dhe në mbi 80% të zonave rurale.
Në Arsim Qeveria synon rritjen e pagës mesatare të mësuesve në 1,250 euro deri më 2029, ndërtimin e 200 shkollave të reja, vendosjen e 1000 laboratorëve inteligjentë dhe digjitalizimin e plotë të sistemit arsimor.
Në shëndetësi synohet rindërtimi plotësisht I të gjitha qendrave shëndetësore dhe ambulancat deri në vitin 2029 dhe transformimi i QSUT “Nënë Tereza” në një qendër ekselence në rajon për trajtimin, edukimin dhe inovacionin mjekësor, nëpërmjet bashkëpunimeve me spitalet më elitare ndërkombëtare.


