“JENI “NJËSH””/ Rama - Rutte takohen në Bruksel: Shqipëria aleate e besueshme e NATO-s (FOTO+VIDEO)

Në Bruksel, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Rutte vlerësoi sot rolin e Shqipërisë brenda NATO-s dhe përpjekjet e saj për të ndihmuar Ukrainën në konfliktin aktual.

“Shqipëria është një aleat i fortë. Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen, që është një angazhim i madh.

Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, na duhet një bazë më e fortë në mbarë NATO-n. Po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë kur bëhet fjalë për Ukrainën.

“JENI “NJËSH””/ Rama - Rutte takohen në

Vërtetë po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë suaj. Ju jeni shumë i gjatë (Ramës), Shqipëria nuk është aleati ynë më i madh, por po bëni kaq shumë.

Ne e dimë që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria. E dini, që Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet tek NATO”, tha Rutte.

Takimi nisi në 09:00, në selinë e NATO-s, teksa pas takimit pritet të mbahet dhe një konferencë për mediet.

“JENI “NJËSH””/ Rama - Rutte takohen në

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare, iu drejtua Shefit të NATO-s për mbështetjen e Aleancës në ambiciet e Shqipërisë për projektet strategjike.

Gjatë bisedës, Rama theksoi se Shqipëria është në një fazë të re të angazhimit të saj në fushën e mbrojtjes.

“Është përherë kënaqësi, jo vetëm falë miqësisë sonë, por edhe për faktin që ka diçka për të mësuar parej jush. Jemi këtu për të ri konfirmuar gjithçka që ju thatë. Duam të bëjmë më shumë.

Po nisim rilindjen e industrisë sonë ushtarake. Sigurisht jemi këtu edhe për të folur për mënyrat si mund të qasemi në programin Safe të BE sa i takon sigurisë shkon përtej perimetrit të vendeve të BE dhe mund të jetë i dobishëm për vendet e NATO-s Europë, faleminderit për mikpritjen dhe besoj se jeni 1-sh se keni gjithmonë energji në mëngjes.”, u shpreh ai.

VIZITA NE BRUKSEL

“JENI “NJËSH””/ Rama - Rutte takohen në

Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel edhe në kuadër të Konferencës së gjashtë Ndërqeveritare, Shqipëri-BE, ku dje u hapën edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky është takimi i tretë për këtë vit i kryeministrit Rama me kreun e NATO-s, Mark Rutte. Rama takoi në 24 qershor kreun e NATO-s në Bruskel, në samitin e nivelit të lartë të NATO-s.

Në atë takim, Rama informoi se temë e bisedimeve, ndër të tjera, ishte edhe investimi madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

Rama bëri të ditur se në takim u diskutua edhe mbi përgatitjet e Samitit të NATO-s në 2027 në Tiranë.

Kryeministri Rama është takuar këtë vit me Rutten edhe në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të zhvilluar më 16 maj.