Shkarkimi i Veliajt, Haxhimali: Nëse e ankimon në Kushtetuese, atëherë zgjedhjet do mbahen në janar 2026

Nëse Erion Veliajt nuk bie dakord me vendimmarrjen e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij, atëherë atij i lind e drejta që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese e më pas duhettë pritet vendimi i kësaj gjykate për të parë a do të shkojë apo jo Bashkia e Tiranës në zgjedhje të parakohshme.

Është ky vlerësimi i eksperti për pushtetin vendor, Agron Haxhimali, i cili në një intervistë për “Ora News” sqaroi se në terma kohorë kjo do të kushtojë kohë.

“Do të duhet të presim 15 ditë të shikojmë nëse z. Veliaj do ta ankimojë apo jo çështjen, e më pas 3-4 muaj duhen në procedurën kushtetuese, dhe kjo do të thotë që mund të kemi zgjedhjet në janar të vitit të ardhshëm.

Sa më shumë të shtyhen zgjedhjet krijon shumë probleme: së pari, kemi qytetarë që duhet të kenë kryetarin e zgjedhur për të realizuar shërbimet e tyre, ose të zgjedhin një kryetar tjetër.

Por fakti që kemi një kryetar në burg, i bie që kjo çështje duhet të korrigjohet në legjislacion.

Të mos harrojmë edhe një element tjetër që ka të bëjë me kryetarët e bashkive që janë në vitin e tretë të mandatit katërvjeçar, që do të thotë se dhe kryetarët e rinj ku do të zhvillohen zgjedhje, do të kenë një detyrë për diçka më shumë se një vit dhe kjo do të thotë që nuk kanë kohë për të qenë pranë shqetësimeve të qytetarëve”, u shpreh Haxhimali

NDIQNI INTERVISTËN ME EKSPERTIN PËR PUSHTETIN VENDOR, AGRON HAXHIMALI