DRAFTI I PLOTË/ “Shqipëria 2030” – Qeveria publikon Programin, 55 faqe për Integrimin

Mbyllja e negociatave të anëtarësimit për të gjithë kapitujt brenda vitit 2027 dhe nisja e procesit të anëtarësimit një vit më pas janë angazhimet që qeveria Rama 4 ka vendosur në programin e katër vjeçarit.

Në dokument thuhet se parashikohet që vendi të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE deri në vitin 2028 dhe më pas të mundësojë ratifikimin në parlamentet kombëtare të vendeve anëtare. 

“Anëtarësohemi plotësisht në BE brenda vitit 2030, duke siguruar akses të barabartë për qytetarët dhe bizneset në tregun e përbashkët”, thuhet në dokumentin prej 55 faqesh. Për këtë do të realizohet harmonizimi i legjislacionit me atë të BE duke përdorur inteligjencën artificial që shkurton 2 të tretat e kohës.

Po ashtu në këtë periudhë vendi do të përthithë 1.25 miliardë euro në 5 vitet e ardhshme përmes programeve RGF dhe IPA III. Shqipëria do të ketë rritje të pranisë në institucionet e unionit si vëzhgues dhe duke integruar ekspertët tanë në strukturat vendimmarrëse.

Angazhim do të ketë dhe në forcimin e administratës publike dhe te ekipi i negociatorëve si dhe ndërgjegjësimi për publikun për përfitimet e anëtarësimit ku qytetarët e bizneset do përgatiten për akses të plotë në tregun e përbashkët europian.

Dokumenta bashkëngjitur