''Diella'', një ministre inteligjente/ Soko: Inteligjenca Artificiale nuk është për të zëvendësuar njeriun

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se pushteti sot është si të kontrollosh lajmin e ditës.

Soko: Politika sot, pushteti sot nuk është pushteti i produkteve për qytetarët.

Pushteti sot është si të kontrollosh lajmin e ditës.

Dhe kjo është në këtë kuadër.

Hidhen për konsum që njerëzit të kenë distraction e tyre, pra t’ua japësh ti distraction, mos ta krijojnë vetë.

Se nëse njerëzit e krijojnë vetë distraction e tyre atëherë është problem për pushtetin.

Jepja ti çfarë të konsumojnë njerëzit, edhe në debate publike.

Unë nuk dua që ne të biem në këtë grackë.

Unë jam dakord që ka ardhur koha e inteligjencës artificiale.

Por inteligjenca artificiale që në gjenezë nuk është për të zëvendësuar njeriun, është për të ndihmuar njeriun.