''Diella''/ Vataj: E vështirë të korruptohet, përgjegjësia tek personat që do përgatisin algoritmet

Kryetari i Punonjësve Socialë, Mirgit Vataj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ‘’Diella’’, ministrja me iteligjencë artificiale është një inovacion që nuk ka ndikime politike.

Vataj: Patjetër që ishte një surprizë, nuk e prisja.

Kuptohet që kryeministri shquhet për risi të cilat kanë të bëjnë me inovacionin.

E shikoj më tepër si një inovacion.

Sot inteligjenca artificiale përdoret gjerësisht në shkencë, në mjekësi dhe pse jo ta përdorim edhe në këtë aspekt.

Sepse deri tani kemi qenë ndjekës të zhvillimeve në botë, por që të jemi pararendës të një zhvillimi të tillë besoj se është një ambicie goxha e madhe.

Është në funksion të një transparence.

Kuptohet inteligjenca artificiale nuk ka ndikime politike.

Pra është shumë e vështirë që të korruptohet.

Por që sigurisht që përgjegjësia ngelet tek personat të cilët do përgatisin algoritmet dhe do e dizenjojnë.