Babë e bir sherr me policinë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 14:12
Një 41-vjeçar është arrestuar dhe djali i tij i mitur është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas një konflikti me efektivët e policisë në Tiranë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, G. K., 41 vjeç, u arrestua ndërsa ndaj të miturit është nisur procedim penal. Ndërkohë nuk dihet motivi i ngjarjes.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
