Panik në Durrës/ Tritol në hotelin e Vangjush Dakos, policia rrethon zonën
Një çantë e dyshimtë pranë një hoteli në pronësi të ish kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako është gjetur me një sasi lënde eksplozive brenda saj.
Burimet bëjne me dije se ajo u neutralizua nëpërmjet forcave të njësisë antieksploziv të cilat kryen shpërthimin e kontrolluar.
Hetimet vijojnë për këtë rast.
Pak kohë më parë poshtë pallatit të të Dakos u gjet një çantë e lënë në cep të rrugës një çantë me eksploziv e cila ishte e lidhur me celularë.
Njoftimi:
Durrës/ Informacione paraprake
-Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
-Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”.
Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.
Për të dyja rastet, grupet hetimore po kryejnë veprimet nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
