PAMJE/ Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve
Një shpërthim i kontrolluar është kryer ditën e sotme nga forcat xheniere pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Policia në njoftimin e saj bën me dije se lënda plasëse është gjetur tek vazot e luleve.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/ Informacione paraprake
-Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
-Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.
Për të dyja rastet, grupet hetimore po kryejnë veprimet nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

