Durrës/ 57-vjeçarja kineze gjendet pa shenje jete në një taksi pranë “Urës së Dajlanit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2025, 21:41
Një 57-vjeçare kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, thuhet se 57-vjeçarja është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”.
Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.
