Shkatërrohet një "fole" e firmave piramidale online në Fier, Policia raporton për 6 persona të arrestuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 10:47
Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në qytetet Fier, Lushnjë dhe Divjakë, duke goditur një rrjet të dyshuar për përfshirje në firma piramidale online.
Operacioni ka nisur mbrëmjen e së shtunës, dhe deri më tani janë arrestuar 6 persona.
Sipas të dhënave paraprake, grupi i strukturuar dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë në këto zona përmes platformave të dyshimta që funksiononin në formatin e investimeve mashtruese online, të njohura ndryshe si “firma piramidale”.
Policia njofton se hetimet vijojnë, ndërsa pritet të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim.
