Alarmi për fenomenin shqetësues! Psikologët: Pasojë ekstreme e shpërfilljes së shëndetit mendor

49 mijë persona në vit vetëvriten në botë. Në ditën botërore të parandalimit të këtij akti vetëmohues, psikologët shprehen se shpesh shkaqet lidhen me probleme të shëndetit mendor por që janë komplekse.

Psikologia Loreta Caka shton se shpesh fshihen probleme të pazbuluara apo të papranuara në kohë, ndaj apelon për kontrolle në raste të problematikave.

Psikologia Caka thekson rëndësinë e hapjes së shoqërisë ndaj temave që lidhen me shëndetin mendor ndaj apelon për më shumë mbështetje, mirëkuptim dhe ndërgjegjësim.

Vetëvrasja është një nga pasojat më ekstreme të shpërfilljes së shëndetit mendor. Shpesh, ajo vjen si rezultat i problemeve të thella emocionale që nuk janë kuptuar apo trajtuar në kohë.

Psikologia Loreta Caka bën thirrje që të flitet më shumë për gjendjen emocionale dhe të thyhen paragjykimet që shpesh i mbajnë njerëzit të heshtur.