Vlorë/ Vodhi paratë nga arka e Kishës në Zvërnec, e pëson i moshuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 12:59
Policia e Vlorës ka nisur një procedim penal ndaj një 72-vjeçari të dyshuar për vjedhje në ambientet e një objekti kulti.
Sipas njoftimit zyrtar të DVP Vlorë, shtetasi M. K., banues në fshatin Zvërnec, dyshohet se ka marrë një shumë parash nga arka e kishës në të njëjtin fshat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë kryer verifikimet e nevojshme dhe më pas kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.