Pësoi infrakt në Voskopojë, momenti kur ambasadori ukrainas vjen tek Trauma me helikopter (VIDEO)

Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shukrov ka pësuar një infrakt teksa ndodhej në Voskopojë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në Korçë, Ambasadori është sjellë me urgjencë me helikopter në Tiranë në spitalin e Traumës. 

Tashmë gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. 

Në momentin që nuk është ndjerë mirë, Shukrov ndodhej duke vrapuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe ka marrë ndihmën e parë mjeksësore.