Lufta për mbijetesë e 37-vjeçarit/ I harruar nga të gjithë, varfëria ekstreme e të riut që kërkon ndihmë
Në këtë shtëpi në rrugën Irfan Tomini, qëndron i vetëm ky 37 vjeçar i cili ka harruar ç’do të thotë të jetosh me dinjitet.
Mure të nxira pa derë dhe disa mobilje jashtë funksionit është gjithçka që ka Edison Kamberi.
37-vjeçari prej më shumë se një viti e gjysmë jeton pa drita, pa ujë, dhe pothuajse pa shpresë.
13 vite më parë, jeta e tij ndryshoi përgjithmonë, kur humbi të dy prindërit. Që atëherë, varfëria u bë bashkudhëtari i tij i përhershëm.
Sot, ai jeton në këtë shtëpi që nuk mund të quhet më strehë, pa mobilje, pa ngrohje, pa asgjë që të kujton jetën normale."
Jeton me atë që gjen, në kufijtë e asaj që mund të quhet mbijetesë
Sot ai kërkon ndihmë, jo lëmoshë, por një dorë që ta nxjerrë nga errësira.
Dëshiron të jetojë sit ë gjithë të tjerët të ketë ujë e dritë për të dalë nga errësira që ka kaq kohë që po jeton.
