Misionare e dijes! Mësuesja Afërdita Çima, tri dekada përkushtim ndaj nxënësve

Kjo është mësuese Afërdite Çima e cila ka 30 vite punë në arsim. Ajo i ka dedikuar jetën edukimit të brezave të rinj në ciklin fillor.

Me titullin “Mjeshtre” të dhënë nga Ministria e Arsimit, ajo ka punuar 20 vite në Peshkopi dhe 10 vite të tjera në qytete të tjera, ndërsa vitet e fundit i ka kushtuar energjitë e saj shkollës jopublike “Faik Konica”.

Me pasion dhe përkushtim, ajo ka ndihmuar breza  nxënësish të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke i mbështetur jo vetëm në mësime, por edhe në formimin e tyre. 

Nxënësit e saj e kujtojnë shpesh, sidomos në ditët e veçanta si 7 Marsi, duke i dhënë asaj një kënaqësi të veçantë.

Tre dekada në arsim nuk janë thjesht vite pune, por një rrugëtim i gjatë plot pasion dhe përkushtim.

Mësuese Afërdita Çima mbetet një shembull i përkushtimit ndaj edukimit dhe dashurisë për fëmijët, duke treguar se mësuesi i mirë nuk edukon vetëm nxënës, por formon të ardhmen.