Parlamenti i ri/ Demokratët mbërrijnë në grup në Kuvend, pas pak minutash pritet betimi i deputetëve të rinj
Ka nisur seanca plenare e Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, pas zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë kësaj seance, 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë e tyre përfaqësuese dhe ligjvënëse.
Zgjedhjet e 11 majit prodhuan 83 mandate për Partinë Socialiste, 50 për Partinë Demokratike, 3 për Partinë Socialdemokrate, 2 për Partinë Mundësia, 1 për “Shqipëria Bëhet” dhe 1 për Lëvizjen Bashkë.
Nga 140 deputetë, 72 ulen për herë të parë në karrigen e parlamentit. Mosha mesatare e tyre është 47,5 vjeç, duke kombinuar përvojën me energjinë e re, dhe 35% e deputetëve janë gra.
Të zgjedhurit vijnë nga profesione të ndryshme: 32 nga drejtësia, 31 nga ekonomia dhe të tjerë nga mjekësia, shkencat natyrore, sociale, politike, inxhinieria, arti dhe sipërmarrja. Ndër ta, 25 mbajnë gradën “Doktor i Shkencave” dhe 5 titullin “Profesor”
