VIDEO/ Mesila Doda: Ndryshimi i Komisioneve parlamentare, nuk është shenjë e mirë e këtij Kuvendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 09:50
Sot, më 12 shtator, në orën 10:00 do të mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
Për deputeten Mesila Doda ndryshimi i Komisioneve parlamentare me urdhër të kryeministrit Edi Rama, nuk është shenjë e mirë e këtij Kuvendi.
“Kjo pasi Komisionet Parlamentare parashikohen në Rregulloren e Kuvendit dhe ndryshimi i tyre bëhet me kompromis me opozitën”, u shpreh ndër të tjera.
NDIQNI SEANCËN E PARË PLENARE TË LEGJISLATURËS SË RE
