“Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon” - Opozita rikthehet me protesta në seancën e parë, Rama “zbulon bisedën” me ministren Diella: Më tha...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 11:20
Pas mbylljes së pjesës së parë të seancës së sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në X.
Rama ironizoi duke përmendur ministren e krijuar përmes Inteligjencës Artificale Diell, duke thënë se pasi pa Parlamentin sot, ajo tha “Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra”.
“Si i bëhet e pyeta”, shkroi Rama, ndërsa shtoi se Diella iu përgjigj “kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon”.

Kujtojmë se pak momente më parë opozita protestoi rreth foltores ku u vendos kryedemokrati Sali Berisha, ndërsa më pas seanca përfundoi me miratimin e komisionit të verifikimit të mandateve pavarësisht kontestimit të PD.
