VIDEO/ Rikthehet zhurma! Opozita "zapton" foltoren, Berisha: Nuk lexoi emrat e deputetëve të partisë së krimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 10:35
Edhe pse duhej te ishte nje seance normale, seanca e pare konstituive e Kuvendit ka vijuar me tensione. Opozita është ngritur thuajse e gjitha në foltore për të kërkuar fjalën.
Kreu i PD-së Sali Berisha me tone të ashpra është shprehur se Vasil Llajo nuk ka lexuar emrat e deputetëve të vërtetë të PS duke e quajtur partia e krimit.
“Nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit por vetëm prestonomet. Nuk lexoi emrin e Bajrit. Lexoi Lubi Ballukun”, tha Berisha.
Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.
Në këtë mënyrë, Kuvendi i ri e nis punën si i vjetri.
Seanca plenare e radhës do të zhvillohet ditën e sotme, ora 17:00
