DEKRETOHET RAMA DHE “DIELLA”! Begaj i përgjigjet Bardhit: Kryeministri do ngrejë ministrin virtual
Edi Rama ka marrë dekretin e kryeministrit për mandatin e katërt, por dhe detyrën për krijimin e ministrisë së Inteligjencës Artificiale të emërtuar “Diella”. Presidenti Bajram Begaj firmosi dokumentin duke i hapur rrugën formimit të qeverisë, ndërsa debati ka shpërthyer për ministren artificial.
Pak orë pas seancës së parë të Kuvendit, kryetari i Partia Socialiste, Edi Rama, u nis drejt Presidencës për të marrë të drejtën kushtetuese të formimit të qeverisë.
Kreu i Shtetit e priti në hyrje në institucionit! Pas mbërritjes shtrënguan duart për të nisur më tej procedurat zyrtare
Rreth orës 13 e 10, Begaj shpërndau dekretin e emërimit të Ramës në krye të qeverisë, por po ashtu dhe të ushtrimit të përgjegjësisë për ngritjen dhe funksionimin e ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, “Diella”.
Ndërkaq, Presidenti bëri të ditur se pas propozimit të Kryeministrit do të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat, e më pas, pas seancës së votëbesimit në Parlament, në ditët e ardhshme do të zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë.
Menjëherë pas dekretit në emër të opozitës ka reaguar Gazment Bardhi, sipas të cilit emërimi i “Diellës” është antikushtetues.
Bardhi shton se pjesë e kabinetit mund të jetë një shtetas shqiptar mbi 18 vjeç.
Por i pyetur nga “Ora Neës”, Institucioni i Presidentit të Republikës thotë se pika 2 e dekretit ngarkon pikërisht kryeministrin Rdi Rama me një funksion specifik.
“Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim”, tha Presidenti.
Begaj u pyet edhe në lidhje me reagimin e Bardhit ndërsa shpjegoi se:
“Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene”.

