FOTO+VIDEO/ Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët liberator, është i shtypur

Partia Demokratike do të organizojë sot një ceremoni përkujtimore pranë bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari në Tiranë.

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, ish-deputeti i PD, Azem Hajdari dhe truproja e tij Besim Cerja u vranë në pritë më 12 shtator 1998 para selisë së PD-së.

Sali Berisha e ka cilësuar veprën e heroit të demokracisë Azem Hajdari një frymëzim për t’u ngritur kundër regjimit të Edi Ramës.

FJALA E BERISHËS

Në këtë përvjetor, të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm, Azem Hajdari, së bashku me sivëllaun e tij, Besim Çerja, janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

FOTO+VIDEO/ Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha: Sot pluralizmi për

Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment, mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave, që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar.

Sot vota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në satrin e Edi Ramës, siç ishte ajo në diktaturën tjetër kur i atij i tij xhelat firmoste varje të poetëve, ekzekutim të qytetarëve për fjalën e lirë, mendimin e lirë.

FOTO+VIDEO/ Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha: Sot pluralizmi për

Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrate e demokrat shqiptar, për çdo deputete dhe deputet të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar pluralizmin, për të shpëtuar votën e lirë, për të rikthyer votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë.

Dhe njëherë të gatshëm për çdo çmim, për çdo sakrificë, mbasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica.

Unë kam bindjen se, demokratët shqiptarë, opozitarët shqiptarë pavarësisht nga ditët e vështira, do ti tregojnë Shqipërisë dhe botës dhe njëherë se, ata janë në armiqësi për jetë a vdekje me armiqtë e lirisë.

FOTO+VIDEO/ Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha: Sot pluralizmi për

Janë në armiqësi me armiqtë e fjalës së lirë, dhe dinjitetit njerëzor dhe se do rikthejnë përsëri në këtë vend, vlerat e lirisë, idealet më të larta njerëzore, votën e lirë, fjalën e lirë.