VIDEO/ PD nis “luftën” pa nisur seanca e parë, Klevis Balliu tregon “KARTELIN- Shqipëria 2030”
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 10:05
Sot, më 12 shtator, në orën 10:00 do të mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
Dhe ende pa nisur seanca e parë dhe pa zënë vend mirë në karriget e Kuvendit, deputeti demokrat Klevis Balliu ka nxjerrë në sallën e Kuvendi posterin e “KARTELIT- Shqipëria 2030”, ku në foto është Aleks Soros, i biri i filantropit Xhorxh Soros.
NDIQNI SEANCËN E PARË PLENARE TË LEGJISLATURËS SË RE
