Kuvendi i ri, me ''halle'' të vjetra/ Andoni: Kjo legjislaturë do jetë edhe më e dobët se legjislatura më përpara
Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se kjo legjislaturë do jetë edhe më e dobët se legjislatura më përpara.
Andoni: Shqetësuese për publikun është realisht mënyra sipas së cilës operojnë njerëzit të cilët janë në parlamentin shqiptar.
E para nuk arrijnë të kuptojnë që seanca e parë është seancë protokollare, sublime ku ti betohesh e pastaj vijojnë proceset e tjera.
Shqetësuese është që opozita ka të njëjtën logjikë dhe më shumë sesa shqetësim për ata, realisht është shqetësim për publikun shqiptar.
Mënyra se si u prezantua seanca e parë besoj do jetë i tillë edhe vazhdimësia e kësaj legjislature.
Unë mendoj se kjo legjislaturë do jetë edhe më e dobët se legjislatura më përpara.
E para nga mazhoranca e cila ka 83 mandate, unë nuk shikoj individë të spikatur përveç pak prej tyre syresh të cilët kanë kurajon të ngrihen për problemet reale të vendit dhe mbi partinë.
Në atë parti e kanë shumë të vështirë të dalin mbi kultin e zotit Rama.
