VIDEO-LAJM/ Pamjet e para brenda Kuvendit, Rama shkon te Manja, mungojnë përfaqësuesit e SPAK-ut

Sot, më 12 shtator, në orën 10:00 do të mbahet seanca e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

Dhe ende pa nisur seanca e parë dhe pa zënë vend mirë në karriget e Kuvendit, deputeti demokrat Klevis Balliu ka nxjerrë në sallën e Kuvendi posterin e “KARTELIT- Shqipëria 2030”, ku në foto është Aleks Soros, i biri i filantropit Xhorxh Soros.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama u pa t’i afrohej ish-ministrit të tij, Ulsi Manja, i cili pas largimit nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë, do të udhëheqë punën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Nga ana tjetër asnjë përfaqësues i Prokurorisë së Posaccme dhe asaj teë Përgjithshme nuk ka shkuar në seancën konstituive të Kuvendit të Shqipërisë

NDIQNI SEANCËN E PARË PLENARE TË LEGJISLATURËS SË RE