Ronaldo protagonist te Portugalia! Haaland “shpërthen” me 5 gola, Franca kalon pengesën Islandë
Portugalia, Norvegjia dhe Franca siguruan nga 3 pikë në ndeshjet e së martës, të vlefshme për kualifikueset e botërorit. Kristiano Ronaldo, Erling Haaland, dhe Kilian Mbappe ishin protagonistet kryesore në kombëtaret respektive.
Cristiano Ronaldo tregon edhe njëherë që mosha për të është thjesht një numër. 40-vjeçari la gjurmë në duelin Hungari-Portugali, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit të ardhshëm, e cila u mbyll me fitoren e kombëtares luzitane me shifrat 2-3.
Sulmuesi portugez shënoi për herë të 39-të në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave së bashku me Carlos Ruiz të Guatemalës, ndërsa ndodhet tre gola para Lionel Messit me Argjentinën.
Goli i tij në “Puskas Arena” të marten, erdhi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 58-të, pas një gabimi të kundërshtarit.
Vendasit luftuan për të siguruar së paku 1 pikë, por goli I Joao Cancelo 4 minuta nga fundi i lojës, vulsoi një fitore dramatike për skuadrën e Roberto Martinez.
Ndërkohë, Norvegjia e yllit Erling Haaland shkatërroi Moldavinë me rezultatin e thellë 11-1.

Bomberi I Manchester Cityt gjeti rrugën e rrjetës plot 5 herë, duke u ngjitur në krye te tabelës së golashënuesëve me 9 gola dhe 2 asiste.
Loja u dominua plotësisht nga norvegjezët, të cilët bën një hap të madh drejt drejt kualifikimit në finalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1998. Me pesë ndeshje të luajtura, vikingët kryesojnë Grupin I me 15 pikë, gjashtë pikë më shumë se Italia e vendit të dytë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Franca siguroi 3 pikët gjithashtu, në përballjen e së martës kundër Islandës, me rezultatin 2-1 në shtëpi.
Kilian Mbappe shënoi një gol, si dhe asisitoi një tjeter, duke mos dhënë më shumë përballë një kundërshtari pa rrezik si Islanda.
Më këtë fitore, skuadra e Didjer Deshamp, renditet e para në grupin D me 6 pikë, pasuar nga Islanda me 3 pikë më pak, ndërsa Ukraaina dhe Azerbajxhani kanë vetëm nga 1 pikë secila

