Skandal në Beograd/ Tifozët serbë me thirrje “Kosova është Serbi”, gjatë ndeshjes kundër Anglisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 07:08
Tifozët serbë nuk po reshtin me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës.
Kjo po ndodhë edhe sonte në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Aty janë dëgjuar thirrje në kor “Kosova – Serbia”.
Përpos kësaj, në stadium janë parë edhe banderola të bardha me hartën e Kosovës në të me ngjyrat e flamurit serb.
Kujtojmë se Anglia po e mposhtë Serbinë me rezultat 2-0 në pjesën e parë.
View this post on Instagram
