FOTO/ Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, ja si e priti e dashura Asanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 15:20
Jasir Asani nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike. Mbrëmë ai nuk mori asnjë minutë nga trajneri Silvinjo në ndeshjen kundër Letonisë.
Sa i përket jetës personale duket se gjithçka shkon mirë më të dashurën e tij, Giota që e shoqëron kudo.
Ajo ishte në stadiumin “Air Albania” për të mbështetur partnerin e saj, edhe pse anësori qëndroi në stol.
Pas përfundimit të sfidës, ajo ka vrapur në fushë për të takuar Asanin. Giota ka ndarë një foto në “InstaStory” duke u puthur në buzë me Asanin gjë që tregon edhe lidhjen e fortë mes tyre. Më pas fotoja është shpërndarë edhe nga futbollisti i Kombëtares shqiptare.
