ANCHELOTI PREK HUMBJEN E PARË! Brazili humbet me penallti në Bolivi, debate me gjyqtarin

Brazili ka humbur ndaj Bolivisë me rezultatin e ngushtë një me zero me një gol të shënuar me penallti. Kjo është humbja e parë prej nisjes së epokës së Ancheloti që ka debatuar ashpër me albitrin duke e cilësuar 11 metërshin të padrejtë

Ka ardhur humbja e parë për Brazilin në epokën e Carlo Ancelottit. Pas dy fitoreve dhe një barazimi, Seleçao u ndal në El Alto, në Bolivi, me rezultatin minimal 1-0. Goli erdhi nga një penallti e dyshimtë e kthyer në gol nga Miguelito

Trajneri italian reagoi që në pushimin e pjesës së parë, duke protestuar ndaj gjyqtarit Garay për vendimin e marrë pas ndërhyrjes së VAR-it. Në konferencën pas ndeshjes, Ancelotti nuk fshehu pakënaqësinë për gjykimin.

Brazilianët denoncuan gjithashtu sjellje të konsideruara antisportive: topthithës që humbnin kohë duke mos rikthyer topat ose duke i hedhur në fushë, si dhe sjellje të dyshimta nga forcat e rendit.

Kritika të forta erdhën edhe nga presidenti i Federatës Braziliane, Samir Xaud, i cili e quajti ndeshjen një farsë. Ai tha se Brazili u përball jo vetëm me kundërshtarin dhe lartësinë prej 4 mijë metrash, por edhe me gjykimin e padrejtë. ‘Kjo nuk është ajo që presim nga futbolli botëror dhe as nga ai i Amerikës së Jugut. Shpresojmë që Conmebol të marrë masa, sepse gjithçka është e regjistruar’, u shpreh Xaud.”

Megjithatë, humbja nuk i kushton rëndë Brazilit në renditje, por polemikat pas ndeshjes pritet të kenë jehonë të gjatë në futbollin latin.