VIDEO/ Laçi: Duhej ta fitonim me patjetër këtë ndeshje, tani me Serbinë gjithçka është në dorën tonë
Nga Klaudio Pulaj Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 11:46
Futbollisti i Kombëtares, Qazim Laçi u shpreh se Shqipëria duhej ta fitonte me patjetër këtë ndeshje ndaj Letonisë.
Qazim Laçi: Duhet ta fitonim këtë ndeshje me patjetër, pasi pamë dhe rezultatin e Serbisë me Anglinë. Tani e kemi çdo gjë në dorën tonë dhe kjo është gjë pozitive.
Tani na duhet ta festojmë këtë fitore dhe ta harrojmë sa më shpejt sepse na pret ndeshja me Serbinë.
Ndeshjen e parë që kemi bërë në ‘Air Albania’ me Serbinë dhe çfarë kemi treguar deri më tani, besoj që i kemi të gjitha mundësitë.
Duhet të bëjmë lojën tonë, të shkojmë në Serbi dhe të bëjmë më të mirën dhe shpresojmë ta fitojmë atë ndeshje.
